SPAK iu drejtua sot me një kërkesë Kuvendit për arrestimin e Arben Ahmetajt. SPAK e akuzon ish-zëvendës kryeministrin për 3 vepra penale, korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Ahmetaj është nën hetim në lidhje me ndërtimin dhe dhënien me koncension të incenratorit të Elbasanit.
Juristja Brizida Gjikoni, në një intervistë që dha për gazetaren Juli Krisafi në edicionin qëndror të lajmeve në ABC News tha se ndaj ish zëvendës ministrit Ahmetaj rëndon edhe akuza e korrupsionit, gjë që do të thotë se Prokuroria e Posaçme mund të kërkojë konfiskimin e pasurive që zotëron.
“Do t’i konfiskohen të gjitha pronat që nuk ka justifikuar dhe kategorizohen si vepra të fituara nga korrupsioni dhe duhet të dëmshpërblejë korrupsionin që ka bërë. Nëse për Tahirin dhe Kokën nuk ka pasur një kategorizim të tillë, për Ahmetajn ka edhe korrupsion aktiv çka tregon se do të ketë vendimarje nga SPAK-u për të proceduar mbi pronat e tij. Mendoj që ka pasur shumë zëra që thoshin se pse për Mediun dhe Salianjin nuk është proceduar në këtë mënyrë.
Mendoj se rasti i Ahmetajt është specifik, ka qenë zëvendës kryeministër dhe ka kohë që PS nuk e ka më pjesë të saj që në momentin që iu hap procedimi penal. Dënimi që merr shkon 10 deri në 15 vjet, çka tregon se ka probleme të rënda me drejtësinë shqiptare dhe të shikosh dosjen, rezulton se janë të provuara nga ana e SPAK, që të gjithë pasuritë e patundshme janë paguar në mënyrë të tërthortë nga pronarët e inceneratorëve. Pavarësisht se Ahmetaj është mbrojtur se nuk e kam firmën në asnjë vend të lejimit të inceneratorëve por me prova të tërthorta mund të vërtetohet se ke qenë përfitues i korrupsionit“, theksoi Gjikondi./abcnews.al

