Disa ditë pas kthimit në normalitet në veriun e Kosovës, KFOR mësohet se i ka dorëzuar përgjigjen Ushtrisë së Serbisë në pikëkalimin kufitar në Merdarë.
Në letër është përgjigja mbi kerkesën e Beogradit të cilën e beri gjatë tensioneve në veri, për kthimin e 1,000 trupave ushtarakë në Kosovë.
Ministria e Mbrojtjes e Serbisë ka konfirmuar se kanë pranuar një dokument lidhur me këtë çështje, raporton N1.
“Ministria e Mbrojtjes e ka dorëzuar dokumentin në Kabinetin e Presidentit dhe Komandantit të Forcave të Armatosura të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me qëllim që ta njoftojë atë për përmbajtjen e përgjigjes së KFOR-it”, thuhet në njoftim.