Kërkesa e PR për tubimet elektorale, Kushtetuesja: Komiteti të rishikojë kohëzgjatjen e kufizimeve

schedule15:52 - 9 Mars, 2021

schedule 15:52 - 9 Mars, 2021

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e Partisë Republikane të Fatmir Mediut për të mos u ndaluar tubimet elektorale.

Sipas vendimit të marrë, Gjykata Kushtetuese detyron Komitetin Teknik të Ekspertëve që të rishikojë kohëzgjatjen e e kufizimeve brenda një jave nga shpallja e vendimit.

Kujtojmë se Komitetit Teknik ka vendosur muajin e kaluar vijimin e kohëzgjatjes së kufizimeve, që parashikon ndalimin e tubimeve elektorale.

Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese vendosi:

Pranimin pjesërisht të kërkesës

Shfuqizimin  e shprehjes “deri në një urdhër të dytë”, në pikën 1 të urdhrit nr.633, datë 17.11.2020 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Detyrimin e organit kompetent të rishikojë kohëzgjatjen e kufizimeve, brenda një jave nga shpallja e këtij vendimi”, citohet në vendimin e Kushtetueses. g.v/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!