Seancën e sotme, KAS vendosi që nuk do të ketë rinumërim votash në qazrkun e Kukësit duke rrëzuar kështu kërkesën e PD. Analisti Roland Lami e komentoi kërkesën e PD si absurde pasi diferenca e votave është vërtetë e madhe. Lëvizjet brenda PD për ankimim, Lami i etiketoi si një krisje besimi dhe marrëdhënie mes kandidatit dhe subjektit politik.
“Edhe në rastin ku janë shfaqur pakënaqësi ose janë dhënë urdhër në administratën zgjedhore, vendimarrjen e kanë individë me peshë dhe lidershipi në parti. Nëse është marrë ndonjë telefonatë që në numërim i është dhënë përparësi një kandidati brenda lloji edhe kjo është shkelje. Për mua është shqetësuese që ankimon partia dhe jo individë ndaj duhen ndryshime në kodin zgjedhor.
Vendimarrja individuale për të ankimuar çështjen, pavarësisht mungesës së vullnetit politik tregon një lloj krisje mes kandidatit dhe strukturave.
Edhe sinjalet e para të së drejtës së ankimimit, është një sinjal që këto lëvizje votash janë edhe nga pëlqimi dhe ushtrimi i autoritetit të liderit për devijim të votave. Është një formë rebelimi që atakon vendimarrjen e figurave të partisë ndaj individit ku ndiqen dy standarte.
Duke qenë se diferenca e votave është e madhe, do të thotë që të jetë i tërë mekanizmi i shtetit që kanë marrë presion apo pagesa dhe kanë shkuar të votojnë për PS. Nëse PD na i tregon këtë film, do të jemi ne që do dalim nesër në shesh. Jemi një vend që ka raste manipulimi, intimidimi votuesish, bandash që gjejnë hapësira por kjo nuk justifikon 300 mijë vota diferencë dhe e bën të pabesushem dhe jo serioze, mbi të gjitha një manovër për t’i ikur problemit.” / abcnews.al