Opozita është mosbesuese rreth këtij qëndrimi të socialisteve për reformën zgjedhore. Pas deklaratës së kryetarit të Komisionit të reformës zgjedhore Damian Gjiknuri, ish deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj tha në studion e ABC News, se problemin nuk e zgjidh reforma. Prioritet i opozitës sipas Alibeajt është largimi i Ramës dhe krijimi i një qeverie tranzitore për të zhvilluar zgjedhje të lira e të ndershme.
Mirela Milori: PS në Komisionin për Reformën Zgjedhore ju jep një avantazh dhe iu thotë eja të ulemi në tryezën e bisedimeve që të keni të njëjtin status si deputetët e mandatar dhe të kenë edhe të drejtën të vendosin veton, për aq kohë sa OSBE thotë janë dakord me propozimet e tyre. Do ta vlerësoni këtë ftesë?
Enkelejd Alibeaj: Nuk e fsheh që ka njëlloj lëshimi njëlloj çedimi nga pozitat e tyre të forta dhe kokëfortë në fakt. Ne e patëm për një vit e gjysmë mos më tepër Komisionin e Reformës Zgjedhore kur opozita ishte në Parlament. Ne i paraqitem shumë më herët se cilat ishin kërkesat për një proces teknikisht të rregullt. Në fakt ajo çka është kërkesa jonë tani nuk është një kërkesë që përjashton ato çfarë ne kemi thënë kohë më parë por kërkesa ka evoluar jo thjesht si një dëshirë e jona. Por kërkesa ka evoluar për shkak të atyre që kanë ndodhur të paktën nga 2017 e këtej. Dhe teksa dëgjoj në fakt ato çfarë thotë zotëria që sapo dëgjova tha në fakt më shkon në mëndje një gjë fare e thjeshtë: Thënë kjo nga Damian Gjiknuri, është njeriu i cili organizoi ato zgjedhje të Dibrës të cilat tashmë janë të fshehura ne dosjen 184. Dhe çështja nuk është se do të rregullonin Komisionin e qendrës së votimit i cili realisht mund të bëhet edhe me njerëz apolitik. /abcnews.al