‘Kërkesa e bizneseve, stabilitet në politika fiskale’/ Muçostepa: Qëndrueshmëria fiskale, më e rëndësishme se ulja e taksave

schedule20:29 - 4 Prill, 2025

schedule 20:29 - 4 Prill, 2025

Presidentja e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë Ines Muçostepa u shpreh se kërkesa e biznesve kryesisht ka lidhje me stabilitetin fiskal pasi ka pasur shumë lëvizje në politikat fiskale vitet e fundit. Më tej, ajo tha se partitë në garë në fushatën elektorale duhet të marrin më shumë iniciativa lidhur me biznesin.

“Kërkesat kryesisht bazë që kemi ndeshur kanë lidhje me stabilitetin e politikave fiskale.

Sa herë që bëhen debate kjo ka qenë pika më e nxehtë që bizneset nuk tolerojnë. Ka pasur shumë lëvizje në politika fiskale dhe bizneset nuk kanë mundur ta shohin në plan afatgjatë. Më tepër ka qenë kërkesa për qëndrueshmëri për politika fiskale sesa ulja e taksave.

Partitë në garë duhet të mendojnë iniciativa. Kërkohen fonde, adoptimi me teknologjinë e re dhe industritë në vendin tonë nuk kanë forcën e madhe, jemi në atë fason dhe duhet të shkojmë në forma të tjera. Duhen iniciativa të mëdha. Taksa 23 për qind është konsideruar e lartë në tatimin mbi të ardhurat, është për tu mbëhstetur politika mbi biznesin e vogël.”

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!