Janë arrestuar nga Policia Federale të dyshuarit që kanë kërcënuar me vdekje familjen e Angel Di Maria në godinën ku jetojnë edhe prindërit e tij.
Ezequiel A., i identifikuar nga forcat e sigurisë dhe publikuar nga mediat vendase, si dhe një grua me nofkën “Tamara”, personat të cilët u arrestuan për kërcënimin ndaj familjes së talentit argjentinas.
Të hënën, një makinë hyri në lagjen Funes, 8 km nga Rosario, ku jeton familja e kampionit të botës, duke lënë një shënim të frikshëm, duke kërcënuar Di Maria se nëse do të kthehej në Rosario Central pas përfundimit të kontratës me Benfica, dikush në familjen e tij do të vdiste.//h.ll/abcnews.al