Një krim i rëndë brenda familjes është parandaluar në Lezhë. Uniformat blu bëjn ëme dije se kanë arrestuar një 50-vjeçar, i cili ushtronte dhunë psikologjike dhe fizike ndaj gruas, ndërsa e kërcënonte se do e vriste.
Në pranga ka rënë shtetasin Z. K.,50 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë. Po ashtu policia ka sekuestruar një armë zjarri kallashnikov me krehër me 10 fishekë, një kuti metalike me 750 copë fishekësh luftarak dhe 10 m fitil zjarrpërcjelljës.
Njoftimi i plotë:
Policia parandalon një ngjarje rë rëndë kriminale në familje
Ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe e kërcënonte se do ta vriste por arrestohet në flagrancë nga Policia
Sekuestrohet një armë zjarri, municion luftarak dhe fitil zjarrpërcjellës
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin Z. K.,50 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë
Ky shtetas në banesë, në mënyrë sistematike ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij duke e kërcënuar se do ta vriste me armë zjarri, e cila mbrëmjen e djeshme ka njoftuar Policinë.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në banesën e shtetasit Z. K., ku gjatë kontrollit gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri kallashnikov me krehër me 10 fishekë, një kuti metalike me 750 copë fishekësh luftarak dhe 10 m fitil zjarrpërcjelljës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje”./abcnews.al