Policia e Beratit ka ndaluar 62-vjeçarin G.Xh për shkak se ka kërcënuar dhe përndjekur bashkëshorten e tij.
Kërcimet dhe përndjekja ka vazhduar në mënyrë të përsëritur edhe pse bashkëshortja e 60-vjeçari ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejsheme.
Informacion-Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u bë ndalimi i shtetasit G.Xh., 62 vjeç, pasi në mënyrë të përsëritur ka telefonuar, kërcënuar dhe përndjekur bashkëshorten e tij e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme./abcnews.al/