Një tjetër deputet është arrestuar këtë të enjte në Kosovë, për shkak të disa kërcënimeve të bëra në adresë të një ish-prokurori. Bëhet fjalë për deputetin Shkumbin Demaliaj, i cili në një intervistë televizive ka kërcënuar ish-prokurorin Elez Blakaj. Sipas mediave kosovare, Blakaj ka hetuar listat e rreme të veteranëve, proces në të cilin ka dalë edhe emri i Demaliajt. Burime nga drejtësia kosovare kanë deklaruar se aktualisht ligjvënësi është në gjendje arresti nën akuzën e kanosjes dhe procedurat që do të ndiqen do të caktohen në vijim. Në intervistën televizive, Demaliaj ka përdorur edhe fjalë fyese ndaj ish-prokurorit Blakaj. Një ditë më parë, për një kërcënim të bërë në rrethana të ngjashme u arrestua deputeti Milaim Zeka, i hetuar po ashtu për abuzim me listat e veteranëve, i cili shënjestroi prokurorin Afrim Shefkiu. /abcnews.al
Kërcënon prokurorin, arrestohet deputeti në Kosovë
schedule18:20 - 27 Shtator, 2018
schedule 18:20 - 27 Shtator, 2018