Kërcënon Irani: Do dëbojmë ambasadorin britanik

schedule08:06 - 14 Janar, 2020

schedule 08:06 - 14 Janar, 2020

Irani ka kërcënuar se do të dëbojë ambasadorin britanik në Teheran, Rob Macaire, në rast të “provokimeve” të reja nga Londra.

Republika Islamike “kërkon një ndalesë të menjëhershme të të gjitha ndërhyrjeve dhe provokimeve nga ambasada britanike”, tha ministria e jashtme në një deklaratë.

Dy ditë më parë diplomati u arrestua nga policia iraniane për pjesëmarrjen në një “demonstrim të paligjshëm”, një nga protestat e organizuara pas rrëzimit të avionit ukrainas.

Ndërkaq, Macaire u lirua menjëherë, ndërsa u thirr qeveria iraniane për të dhënë argumentet e tij.

Macaire tha se shkoi në protestë për 176 personat që vdiqën kur Irani gabimisht rrëzoi një avion ukrainas./abcnews.al