Kërcënoi se do të vriste Trump, arrestohet një 66 vjeçar në Arizona

schedule09:40 - 23 Gusht, 2024

schedule 09:40 - 23 Gusht, 2024

Shërbimet sekrete dhe policia amerikanë kanë arrestuar një person i cili kërcënonte se do të vriste ish-presidentin amerikan Donald Trump.

Pas një operacioni që zgjati për disa orë, autoritetet vunë në pranga 66-vjeçarin Ronald Lee Syrvud, i cili kishte kërcënuar se do të godiste Trump përpara tubimit të tij të planifikuar në Arizona.

Lee Syrvud, i dënuar më herët për krime seksuale, kishte postuar për dy javë me radhë mesazhe në rrjetet e tij sociale duke alarmuar shërbimet sekrete, rreth 1 muaj pasi manjati u qëllua në vesh gjatë një mitingu në Butler.

Më herët, lajmi u konfirmua dhe nga vetë Donald Trump, i cili gjatë një interviste në një radio lokale në Arizona, u shpreh se trupat e tij të sigurisë janë të alarmuar dhe nuk dëshirojnë që ai të qëndrojë aty për shkak të një kërcënimi të mundshëm.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!