Kërcënoi se do të vriste policët në New York, arrestohet shqiptari

schedule09:43 - 18 Mars, 2023

schedule 09:43 - 18 Mars, 2023

Autoritetet amerikane kanë arrestuar një shqiptar, i cili akuzohet se ka kërcënuar me vrasjen e oficerëve para ditës ku zhvillohet Parada e Shën Patrikut në qytetin Yonkers në New York, sipas departamenit të shtetit amerikan.

Ridon Kola akuzohet se ka kërcënuar me vrasjen e oficerëve të pranishëm dhe kryebashkiakut në paradë.

“Kjo është ajo që terroristët duan të bëjnë. Duan t’ju terrorizojnë mendimet dhe t’ju bëjnë të keni frikë”, tha kryebashkiaku Mike Spano.

Një hetim zbuloi kërcënime shqetësuese të Kolës në rrjetet sociale. Sipas mediave amerikane, Kola dyshohet se ka shprehur mbështetje për ISIS dhe ekstremizmin radikal islam.

FBI-ja shprehet se ai i ka dërguar një mesazh direkt Policisë së Yonkers, ku shkruante: Do të kryqëzoj policët e Yonkers dhe shefat e tyre përgjatë rrugës McLean. Do të jetë një skenë tmerri… Allahu Ekberr.

32-vjeçari jeton pranë rrugës ku zhvillohet parada. Për këto mesazhe ai ishte pyetur edhe në të shkuarën nga autoritetet. Por këtë herë, Task Forca kundër Terrorizmit në FBI dhe Policinë e New York-ut e vunë në pranga.

Prokurori amerikan tha se këtë muaj, Kola lavdëroi Sayfullo Saipov, duke e quajtur vëlla. Saipov ndodhet në burg përjetë sepse përdori një kamion për të shtypur 8 persona dhe plagosi disa të tjerë.

Departamenti i Drejtësisë në SHBA ka bërë publike disa detaje nga hetimi ndaj Kolës. Më 9 Nëntor 2021 Kola ka dërguar një mesazh në Departamentin e Policisë së Yonkers ku shkruante në shqip: Do t’ju masakroj vajza të vogla.

Më 5 Dhjetor 2021 ai ka dërguar sërish mesazh. “Duke nisur nga nesër do të filloj të vras oficerët tuaj. Thjesht për ta ditur kush e bën, jam Ridon Kola, gjak shqiptari”, shkruante ai.

Ndërkohë ai ka vijuar me postimet dhe më 12 Mars 2023 ka postuar një fotografi me një sëpatë në dorë ku shkruante në shqip: Ejani tradhtarë, po ju pres.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!