Kërcënoi se do të vriste kryeministrin belg, arrestohet ish-ushtari në Norvegji

schedule22:45 - 7 Korrik, 2023

schedule 22:45 - 7 Korrik, 2023

Një burrë u arrestua në Norvegji, i cili kërcënoi se do të vriste kryeministrin belg Alexander de Croix.

Siç raportohet nga mediat e huaja, Sam H. u arrestua në Norvegji sot në mëngjes, njeriu kërkohej pasi u transmetua një video në të cilën ai kërcënonte se do të vriste kryeministrin Alexander De Crook.

Në video, burri shfaqet i veshur me të zeza, duke mbajtur një armë dhe duke synuar një foto të kryeministrit belg, të cilën e ka ngjitur në një trung peme.

Më herët prokuroria në një deklaratë tha se “ky person i lindur në vitin 1993 është një ish-ushtarak i larguar së fundmi nga ushtria. Disa nga fjalët e tij i referohen kërcënimeve ndaj kryeministrit belg dhe anëtarëve të qeverisë”.

Prokuroria bëri me dije se është hapur një hetim për kërcënimin e një sulmi terrorist. /abcnews.al