Kërcënoi se do të vriste hebrenjtë, arrestohet studenti 21 vjeçar në SHBA

schedule19:00 - 1 Nëntor, 2023

schedule 19:00 - 1 Nëntor, 2023

Një student 21-vjeçar në Universitetin Cornell në Pittsford në New York u arrestua të martën pasi dyshohet se postoi kërcënime në internet kundër studentëve hebrenj, mes një rritje të akteve antisemite dhe raciste të nxitura nga lufta mes Izraelit dhe Hamasit në Lindjen e Mesme.

Nëse shpallet fajtor ai mund të dënohet me 5 vjet burg, një gjobë deri në 250,000 dollarë dhe deri në 3 vjet lirim të mbikëqyrur. Patrick Dye kërcënoi se do të “godiste” dhe “i priste fytin” çdo burri hebre që shihte në kampus, do të përdhunonte dhe do të hidhte çdo grua hebreje nga shkëmbi.

Ndër të tjera, ai thuhet se do të shkonte në universitet i armatosur dhe do të “vriste të gjithë derrat hebrenj”. Universiteti Cornell tha të dielën se policia po hetonte “kërcënimet antisemite” në internet, ndërsa të hënën Shtëpia e Bardhë paralajmëroi për një “rritje alarmante” të akteve antisemite në shkolla dhe universitete, pa dhënë numra të saktë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!