Kërcënoi se do të vriste foshnjën e partneres së tij pasi qante, e pëson shqiptari në Greqi

schedule08:43 - 22 Qershor, 2023

schedule 08:43 - 22 Qershor, 2023

Një 42 vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë shqiptare, pasi partnerja e tij e denoncoi se e kishte kërcënuar se do ti vriste foshnjës.

Mediat greke shkruajnë se 40 vjeçarja shqiptare ka deklaruar se partneri I saj nën efektin e alkoolit ka kërcënuar se do të vriste foshnjën pasi po qante.

Kur oficerët e policisë nga Departamenti i Sigurisë Hersonissos mbërritën në vendin e treguar nga 40-vjeçarja, gjetën gruan që mbante foshnjën duke u përpjekur ta mbronte.

Ndërkohë në dëshminë e dytë që 40 vjeçarja shqiptare dha në komisariat, ka pohuar se partneri I saj është djalë i mirë, punon e sjell para në shtëpi por kjo ishte hera e parë që kjo situatë kishte ndodhur.

42-vjeçari u la i lirë, por po ndalohet administrativisht pasi u konstatua se nuk disponon dokumente për të qëndruar në vend./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!