Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë ish-drejtorin e AKU në Durrës, Elton Varaku.
Ai akuzohet se gjatë qëndrimit në ambientet e AKU ka shkatërruar objekte të ndryshme pune dhe ka përdorur gjuhë kërcënuese dhe fyese ndaj punonjësve të institucionit.
Autoritetet policore po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore.
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!