Kërcënoi në Facebook, një shtetas dhe familjarët e tij, që t’i jepnin para/ Arrestohet 44-vjeçari në Korçë

schedule14:56 - 23 Tetor, 2024

schedule 14:56 - 23 Tetor, 2024

Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Korçës, pasi kërcënoi me jetë në Facebook, një shtetas dhe familjarët e tij, për t’i dhënë shuma parash nga 2000 deri në 6000 euro.

Në muajin qershor, policia arrestoi dhe bashkëpunëtorin e 44-vjeçarit.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet pas disa muajsh hetime, operacioni policor i koduar “Accounts”.

Në muajin mars, kanosi për jetën, në Facebook, një shtetas dhe familjarët e tij, që t’i jepnin para, kapet dhe vihet në pranga 44-vjeçari.

Për këtë rast, në muajin qershor, u arrestua bashkëpunëtori i 44-vjeçarit.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, si rezultat i një hetimi të kryer për disa muaj, me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Korçës, për një rast të kanosjes në rrjete sociale, për dhënie pasurie, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Accounts”.

Gjatë këtij operacioni u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim 44 vjeç, banues në Korçë, për të cilin Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, në muajin mars, në bashkëpunim me shtetasin (i arrestuar në muajin qershor), ka kanosur për jetën një 37-vjeçar dhe familjarët e tij, për t’i dhënë shuma parash nga 2000 deri në 6000 euro./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!