ELBASAN- Një 26-vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi kanosi me vrasje një efektiv policie.
Sipas policisë, i riu po qarkullonte i armatosur me pistoletë, në mesnatë, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, ndërsa është konstatuar nga punonjësi i policisë që ishte jashtë orarit të shërbimit.
Në momentin e konstatimit, i riu i armatosur ka kanosur punonjësin e policisë, për ta vrarë.
Falë veprimeve profesionale të punonjësit të Policisë dhe mbërritjes në kohë të Patrullës së Përgjithshme dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja”, që ishin në patrullim në qytet, të cilat ishin njoftuar nga punonjësi i Policisë, është neutralizuar dhe arrestuar 26-vjeçari.
Nga kontrollet, iu gjet dhe sekuestrua arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak./ abcnews.al