Kërcënoi me vetëvrasje, flasin prindërit e 31-vjeçarit në Fier: Kishte merakun e vajzës dhe nuses

schedule09:14 - 20 Shtator, 2020

schedule 09:14 - 20 Shtator, 2020

Nëna e 31-vjeçarit, i cili kërcënoi me vetëvrasje, është shprehur për ABC News, se Meta ka ndërmarrë atë veprim, për shkak se nusja e tij së bashku me vajzën është larguar nga shtëpia.

“Nusja i kishte ikur nga shtëpia me vajzën. Për shkak të nuses e merakut të vajzës, djali u bë keq. Dua ta takoj sepse nuk e meritonte. I bëj apel shtetit të më ndihmojë të takoj djalin. Para një jave nusja largohet nga shtëpia me vëllain e saj, por pa i thënë djalit. Këtë e ikje e bënte shpesh dhe për një moment, u frikësova. Unë e mora në telefon dhe më tha,- Unë ika, nuk do të vij më. Nuk e dua më.

I kërkova që të paktën të lejonte vajzën, pasi kishte dy-tre ditë që nuk fliste me vajzën, por më tha që e kishte vendosur për tu ndarë. Djali e mori vet dhe i kërkoi vajzën, ndërsa ajo nuk e nxori. Rreth orës 18:00 djali largohet. Kisha një ndjesi të keqe, pasi e pashë shumë të nervozuar dhe prej një jave nuk kishte ngrënë bukë.

Pas 2 orësh na merr në telefon nusja, e cila na tha,- ka ardhur Toni këtu dhe kërkon të vetëvritet. I vjehrri e merrte në telefon nga jashtë dhe i kërkoi të mos vetëdorëzohej. Por motra, ishte atje gjatë gjithë kohës dhe na tha se të gjithë familjarët ishin në shtëpi. Djali im jetonte dhe punonte në Greqi, në datën 1 prill ka bërë një aksident të rëndë. Punonte në Greqi dhe vinte gjithmonë në shtëpi”, u shpreh ajo.

Ndërsa babai i djalit Bashkim Meta, tha se djali ka denoncuar nusen në polici dhe se nuk e ndihmoi.

“Djali im ka denoncuar në polici nusen dhe nuk e ndihmoni. Pas 2-3 orësh erdhi policia dhe kërkoi. Djali kaloi në depresion nga xhelozia që kishte gruaja për burrin”, u shpreh ai.

Lexo edhe: Vetëdorëzohet dhëndri që kërcënonte të vetëvritej në Fier

31-vjeçari, Elton Meta kërcënoi me vetëvrasje me kallashnikov pas një debati me prindërit e gruas dhe bashkëshortes.

Lexo edhe: I dehur dhe në depresion, dhëndri kërcënon me vetëvrasje në shtëpinë e vjehrrit, policia: S’ka pengmarrje, i evakuuam familjarët

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës, në Fier, ku Meta u gjendur në kushte të rënduara psikologjike, ka marrë armën tip “kallashnikov” duke kërcënuar me vetëvrasje, brenda banesës 3 katëshe.

Lexo edhe: Fieraku kërcënon me vetëvrasje, RENEA negocion me telefon, blindohet zona, snajperistët në pozicione

31-vjeçari pas 5 orësh përpjekje nga RENEA, u vetëdorëzua mëngjesin e sotëm.

Sakaq Elton Meta është prind i një vajze 3-vjeçe.

/abcnews.al/