Ministri i Brendshëm, Aleksandar Vulin, i ftuar në programin e mëngjesit në Pink Tv, theksoi se efektivët e policisë e gjetën dhe arrestuan një person që kërcënonte presidentin Vuçiç me vdekje.
Vulin tha se persona të tillë bëhen shumë të rrezikshëm kur u jepet vëmendje politike, madje shtoi se të urresh Aleksandar Vuçic është një gjë normale, por jo të kërcënosh.
“Ai pisllëk vjen nga jeta jonë publike. Në jetën tonë publike është plotësisht e lejuar të urresh Aleksandar Vuçiçin, kjo është e pranueshme”, tha ai.
Vulin ka theksuar se çdo kërcënim që i drejtohet presidentit Vuçiç e merr shumë seriozisht.
“Unë e marr seriozisht çdo kërcënim ndaj presidentit Vuçiç dhe familjes së tij. Vuçiç shumë shpesh inatoset, thotë se po e teproj, se njerëz të tillë nuk mund të bëjnë asgjë. Mund apo nuk bën dot gjë, e di që do të donte ta bënte, ndaj nëse është i paqëndrueshëm mendërisht, le të trajtohet, mos e ndotni hapësirën publike. Nëse nuk mund t’ia bëjë presidentit Vuçiç, ndoshta do të dëmtojë ndonjë fqinj. Të gjitha ato llum duhet të largohen nga rrugët tona, pavarësisht se presidenti është i inatosur me mua, besoj se është detyra ime dhe se është detyrë e këtij vendi ta mbrojë presidentin Vuçiç, si çdo qytetar” tha ministri i Brendshëm Aleksandar Vulin i ftuar në programin e mëngjesit të Pink Tv.
/Abcnews.al/