Kërcënoi dy zyrtarë të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, arrestohet 39-vjeçari

schedule11:16 - 13 Gusht, 2020

schedule 11:16 - 13 Gusht, 2020

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 39 vjeccar o cili ka kanosur me armë zjarri dy zyrtarëve të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.

Sipas uniformave blu bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në zonën e Radhimës.

“Policia e Vlorës ka ndaluar një 39-vjeçar të akuzuar për kanosjen e dy zyrtarëve të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë në Radhimë.

Sipas burimeve zyrtare, policia ka ndaluar shtetasin E. A. (Z.), 39 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, pasi më datë 11.08.2020, në zonën e Radhimës, dyshohet se ka kanosur me armë zjarri dy punonjës të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, për shkak të detyrës”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al