Kërcënoi dy persona, sulmuesi i Kombëtares zvicerane gjobitet me 137 mijë euro

schedule22:36 - 22 Qershor, 2023

schedule 22:36 - 22 Qershor, 2023

Këtë vit problemet ligjore me lojtarë të futbollit kanë qenë të shumta, teksa së fundmi ligjit nuk i ka shpëtuar as “bomberi” i Monaco dhe Kombëtares zvicerane, Breel Donald Embolo, i cili ditën e sotme është gjobitur nga drejtësia zvicerane.

Sipas raportimeve më të fundit nga mediat lokale, ku ka ndodhur ngjarja Embolo është shpallur fajtor për kërcënimin e dy personave në Bazel, edhe pse kjo “përplasje” ka ndodhur në vitin 2018.

Në akuzën ndaj 26-vjeçarit thuhet se futbollisti kishte kërcënuar dy persona, teksa i vinte ata nën presion duke përdorur dhunë verbale, pas një zënke për motive të dobta dhe tashmë duhet të paguajë gjobën prej 137 mijë eurosh.  /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!