Kërcënohet zyrtari i lartë në Kosovë

schedule16:44 - 26 Nëntor, 2020

schedule 16:44 - 26 Nëntor, 2020

Ministria e Punëve të Brendshme deklaroi sot se zëvendësministri, Zafir Berisha është kërcënuar.

“MPB mund të konfirmojë se zëvendësministri i MPB-së që është kërcënuar dhe ka hapur rast në polici, është Zafir Berisha”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Pak kohë më parë ai ishte emëruar edhe Koordinator për Siguri Kibernetike, por pasi mori detyrën iu hakerua llogaria në Facebook, ndërsa Berisha akuzoi se pas qëndronte qendra e spiunazhit rus në Nish të Serbisë.

“Kjo nuk do të bënte ndonjë lajmë sikurse mos të përputheshin të dhënat tjera për të cilat ka një kohë të gjatë që shkruaj “se dikush me mision dhe i paguar, e disa pa vetëdije po i shërbejnë propagandës serbo- ruse me qendrën e spiunazhit rus në Nish të Serbisë”, tha Berisha atëherë./ db/Abcnews.al