Kërcënohet sekretarja e Michigan, protestuesit: “Ndaloni vjedhjen”

schedule08:42 - 8 Dhjetor, 2020

schedule 08:42 - 8 Dhjetor, 2020

Sekretarja e Shtetit në Michigan, Jocelyn Benson deklaroi se persona të armatosur u mblodhën përpara shtëpisë së saj për të protestuar kundër vjedhjes së votave.

Ajo ka deklaruar  se dhjetëra persona u grumbulluan përpara banesës së saj  ndërsa ishte duke vendosur dekorimet e Krishtlindjes bashkë me të birin.

Protestuesit bërtisnin “ndaloni vjedhjen”, duke i dhënë zë akuzave të bëra prej 3 nëntorit nga presidenti Donald Trump.

Jocelyn Benson tashmë i është shtuar listës së zyrtarëve të qeverisë dhe të zgjedhjeve që është bërë objektiv i protestuesve në lidhje me zgjedhjet presidenciale.

Në një postim në rrjetet sociale, Benson shkroi se protestuesit lëshuan kërcënime dhe kërkuan rrëzimin rezultatit të zgjedhjeve në shtetin e Michighan./abcnews.al