Kryetarja e Kuvendit në Kosovë Vjosa Osmani, është kërcënuar me jetë pasditen e djeshme.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka nisur një rast të kanosjes, që ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 16:37. Po ashtu, policia ka njoftuar se një person ka raportuar se në llogarinë e rrjetit social Twitter i ka ardhur një kërcënim në gjuhën angleze.
Mediat vendase, duke cituar burime, thonë se personi që është kanosur është Vjosa Osmani. Sa i përket rastit, nuk ka ende një reagim nga Osmani. /abcnews.al/