Kërcënohet Adriana Matoshi: Kam mbrojtur të drejtave e grave

schedule21:38 - 30 Shtator, 2021

schedule 21:38 - 30 Shtator, 2021

Aktorja e njohur, Adriana Matoshi, njëherazi deputete e Kuvendit të Kosovës, është angazhuar në mbrojtjen e të drejtave të grave. Madje, ajo ka deklaruar se është kërcënuar, pasi i është futur kësaj rruge.

Përmes një statusi të publikuar në “Facebook”, Adriana është shprehur se kërcënime të tilla nuk do ta ndalin në këtë angazhim.

“Ditëve të fundit jam bërë cak i kërcënimeve të ndryshme për shkak të angazhimit tim në mbrojtje të drejtave të grave, sidomos ndihmës që po ju jap grave të cilat me vite kanë pësuar dhunë psiqike e fizike nga burrat e tyre”, ka shkruar fillimisht deputetja e VV-së.

Më tej, Matoshi ka theksuar se nuk i frikësohet aspak kërcënimeve të tilla dhe do të vazhdojë të punojë fuqishëm në mbrojtjen e të drejtave të gruas.

“Gabon rëndë ai që mendon që më frikëson, sepse hyrja ime në politikë dhe parlament ka një mision, i cili nuk do të pushojë para se çdo nënë, motër e grua ta fitojë lirinë dhe të drejtën e vet elementare njerëzore për të jetuar e lirë dhe e pacënuar nga askush”, ka përfunduar ajo.

Kujtojmë që Matoshi mori statusin e deputetes së Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit të këtij viti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!