Kërcënimi rus: Gjysma e popullsisë ka braktisur Kievin

schedule16:49 - 10 Mars, 2022

schedule 16:49 - 10 Mars, 2022

Gjysma e popullsisë së kryeqytetit të Ukrainës, Kievit, është larguar që nga fillimi i pushtimit rus, thotë kryebashkiaku Vitali Klitschko, ndërsa forcat ruse i afrohen qytetit gjithnjë e më shumë.

Klitschko, ish-kampion i boksit në peshën e rëndë, thotë: “Kiev është shndërruar në një kështjellë. Çdo rrugë, çdo ndërtesë, çdo pikë kontrolli është fortifikuar”.

Lexo edhe: “Po zihen me njëri-tjetrin për një copë bukë”, Kryqi i Kuq tregon situatën e tmerrshme të banorëve në Mariupol

Mendohet se forcat ruse se kanë çuar automjetet e tyre të blinduara deri në skajin veri-lindor të qytetit sot. Gjatë natës, pati luftime të ashpra për kontrollin e rrugës kryesore për në qytet, shkruan BBC.

Zyrtarët perëndimorë, ndërkohë, po paralajmërojnë për “lëvizje të paprecedentë të njerëzve” që po largohen nga Ukraina, duke thënë se numri i refugjatëve mund të arrijë katër milionë brenda ditëve në vijim./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!