Kërcënimi për armë bërthamore ruse në hapësirë? Kulla: Para sulmit në Ukrainë, rusët goditën satelitin që qëndronte mbi Poloni e Ukrainë

schedule21:50 - 16 Shkurt, 2024

schedule 21:50 - 16 Shkurt, 2024

Kryetari i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Zbulimin më herët ka deklaruar se ka marrë të dhëna për një kërcënim serioz ndaj sigurisë kombëtare.

Një këshilltar i lartë i një ligjvënësi tha se kërcënimi lidhej me një armë ruse kundër-satelitore në hapësirë, për të cilën ende nuk dihet nëse është vendosur në hapësirë apo jo.

Një armë e tillë mund të paraqesë rrezik të madh për satelitët amerikanë. Eksperti Ilir Kulla në emisionin “Zonë e Lirë” në “ABC News” komentoi rrezikun e paralajmëruar dhe situatën e luftës.

“Kur filloi lufta dy vite më parë kam thënë se kjo më shumë se sa lufta e tretë botërore rrezikon të kthehet lufta e parë hapësinorë. Sepse fuqitë sot, flasim fuqitë e mëdha kanë një numër të pafund satelitësh dhe para se të fillojë sulmi në Ukrainë është goditur sateliti që qëndronte mbi Poloni dhe Ukrainë që kishte funksion të dyfishtë. Rusët e asgjësuan fizikisht në hapësirë sepse ishte ai që merrte dhe jepte informacion. Kur hyn në luftë qëllimi i vetëm që ke, është të fitosh. Ne kemi harruar që telefonat janë armë potenciale, varet për çfarë i përdor.  Ekziston edhe ajo që thuhet siguri e inteligjencës, pra nëse ke telefon dhe numër, nëse të futem nëpërmjet “Instagram” apo “Facebook”, të kontrolloj gjithçka, mjafton të fus vetëm një virus të vogël. Pra kjo luftë jo vetëm që është e madhe mund të jetë edhe bërthamore, njerëzit vetëm nuk duan ta kuptojnë. Hyjnë vetë dhe e furnizojnë rrjetin me të gjitha gjërat që kanë”, ka thënë ndër të tjera ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!