Më 3 Janar në Indi do të nisë vaksinimi për adoleshentët 15-18 vjeç. Kryeministri Narendra Modi ka deklaruar sot se prej 10 janarit do të marrin dozën përforcuese të vaksinës punonjësit shëndetësorë dhe të moshuarit mbi 60 vjeç.
Deri më tani në Indi janë konfirmuar 415 raste infeksioni me Omicron, ndërsa India ka vendosur të përshpejtojë procesin e vaksinimit.
Kryeministri u bëri thirrje qytetarëve të vazhdojnë të mbajnë maskën mbrojtëse dhe të zbatojnë masat e tjera të vendosura në kuadër të pandemisë. /Abcnews.al