Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kërcënimi në avion, i rremë/ Kontrolli në Fiumicino, nuk ka bombë në “American Airlines”

schedule19:46 - 23 Shkurt, 2025

schedule 19:46 - 23 Shkurt, 2025

Një alarm për bombë në një fluturim të American Airlines nga New Jork në New Delhi rezultoi i rremë.

Kërcënimi për bombë që erdhi nga një email detyroi avionin që të bënte ulje emergjente në Romë për kontrolle të sigurisë. Avioni kishte kaluar mbi Europë dhe ishte në detin Kaspik kur u dha alarmi për një shqetësim sigurie.

199 pasagjerët dhe 15 anëtaret e ekuipazhit u zbritën nga avioni në aeroportin Fiumicino në kryeqytetin italian, ku ishte krijuar një zonë e posaçme për të kryer kontrollet.

Dy avionë ushtarakë italianë e rrethuan avionin ndërsa ai mbërriti në aeroportin e Romës, ku u konstatua se alarmi për bombë ishte i rremë. Avioni Boeing 787 u nis nga Aeroporti Ndërkombëtar John F. Kennedy, në Aeroportin Ndërkombëtar Indira Gandhinë kryeqytetin e Indisë.

Gjatë natës avioni do të qëndrojë në Romë në mënyrë që ekuipazhi të pushojë dhe do të niset sa më shpejt të jetë e mundur të hënën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!