Kërcënimi i Vuçiç për luftë, ish-komandanti i UÇK në ABC: I kemi çu selam, jemi gati të vdesim për vendin

schedule14:34 - 15 Nëntor, 2020

schedule 14:34 - 15 Nëntor, 2020

Pasditen e së dielës, i ftuar në ABC ishte, ish-komandant i UÇK-së dhe nënkryetar i PDK-së, Sami Lushtaku. Temë e bisedës me gazetaren Linda Karadaku ishte lufta çlirimtare, gjykata e Hagës, por Lushtaku foli edhe për pritjet që ka për qëndrimin e Shqipërisë në mbrojtje të Kosovës.

Ndërsa, duke komentuar deklaratat e bëra së fundmi nga presidenti serb, Aleksander Vuçiç, që konfliktet e ftohta mund të kthehen në përplasje zjarri si në Nagorno-Karabakh, ish-komandant i UÇK-së tha se i kanë çuar selam Vuçiçit që “jemi gati të vdesim për vendin tonë.”

Po ashtu, Sami Lushtaku deklaroi se askush nuk e do luftën, por nëse do të lindte nevoja, shqiptarët e Kosovës janë gati të vdesin për vendin.

Pjesë nga intervista

Linda Karadaku: Besoj ju i keni ndjekur deklaratat e Vuçiçit, flet për një konflikt të ngrirë, duke lënë të nënkuptohet që mund të shpërthejë, që mund të ketë sërish luftë. A do rikthemi prapë në ‘99?

Sami Lushtaku: “Jo unë luftën nuk e besoj, njerëzit normalë nuk e besojnë. Jo për vendin e tyre, por për askund. Lufta dihet që merr jetë njerëzish. Gjithsesi, ne i kemi çu selam Vuçiçit se nëse ai është një herë i vendosur me ardh në Kosvë dhe me vdek në Kosovë, ushtria dhe policia e tina, ne jemi 10 herë të vendos me vdek për vendin tonë. Jemi të gatshëm, bile, kurrë më të gatshëm s’kemi qenë.” s.b/ abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!