Kërcënimi i Hezbollahut ndaj Qipros, SHBA: Çdo përshkallëzim do të ishte katastrofik për Libanin

schedule07:45 - 21 Qershor, 2024

schedule 07:45 - 21 Qershor, 2024

Departamenti i Shtetit i është përgjigjur liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, pas kërcënimeve të tij kundër Qipros.

“Ne dhe partnerët tanë jemi të qartë: Hezbollahu dhe aktorët e tjerë nuk duhet të kërkojnë të shfrytëzojnë konfliktin e vazhdueshëm. SHBA-të nuk duan ta shohin këtë konflikt të përhapet në Liban apo në rajon më gjerë. Çdo përshkallëzim do të ishte katastrofik për Libanin dhe popullin libanez dhe nuk është në interesin e askujt”, tha zëdhënësi i departamentit, Mattheë Miller.

Miller shtoi se Hezbollahu duhet të ndjekë një zgjidhje diplomatike. Ai iu referua edhe takimit që Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken pati të hënën me ministrin e Jashtëm qipriot, Konstantinos Kobo.

“Blinken falënderoi qeverinë e Qipros për punën që ka bërë për të lehtësuar dërgimin e ndihmave humanitare për popullin e Gazës. Dhe thjesht dua të theksoj përsëri, se Qiproja ka luajtur me të vërtetë një rol kyç si një vend organizues për dërgimin e ndihmave humanitare që arrin në Gaza, që ndihmon palestinezët e pafajshëm, që ofron ushqim për palestinezët e pafajshëm. Pse Hezbollahu do të sulmonte një vend në mes të këtij roli të rëndësishëm humanitar që luan, pse do të fillonte këtë lloj sulmi verbal.”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!