TIRANË- Avokati i kreut të PD-së, Genc Gjokutaj, ka kërcënuar në rrjete sociale, deputetë të Partisë Demokratike që kundërshtojnë rikthimin e Sali Berishës në drejtimin e saj.
Gjuha dhe thirrja e tij ishte e hapur, madje theksonte se nëse ka zëra kundër Berishës në PD, situata mund të shkojë deri në përplasje fizike.
Analisti i njohur, Skënder Minxhozi, i ftuar në “Real Story”, thekson se me këtë reagim të Gjokutajt është përçuar mesazhi se brenda PD duhet të këtë qetësi absolute dhe i gjithë fokusi të përqendrohet tek gjyqi, për dosjen hetimore “Partizani”
“Genc Gjokutaj dhe Adriana Kalanë i fus në të njëjtën tipologji, janë njerëz shumë pranë Berishës, janë linjë shumë e fortë, janë njerëz që nuk kursehen as verbalisht. Berisha kërkon tani qetësi absolute. Ju thotë iu dhashë mandatet, jemi pak.
Agron Shehaj dhe Edi Rama janë aty për të marrë, për të blerë sipas tyre, për të trafikuar deputetë. Ai kërkon të ndalë një merkato deputetësh pasi të mblidhet Kuvendi.
Pra, ai ka goditur dy korente, njërin jashtë PD, por që shihej si një parti fake e krijuar për të marrë deputetë, një platformë ku mund të shkojnë të pakënaqur dhe ndonjë grup armiqësor që mund të dalë eventualisht gjatë rrugës, dhe kjo do krijonte çarje, që Berisha pastaj do ta kishte problem”, tha ai./abcnews.al