Ka startuar sfida në “Stadio Olimpico” të Italisë, mes vendasve të Lazio dhe Sampdorias, përballje kjo e vlefshme për javën e 24-t, të Kampionatit italian të futbollit, Serie A.
Sampdoria është duke kaluar momente të vështira, ku nga njëra anë konsiderohet si një ekip pa “pronar”, ndërsa nga ana tjetër ka arritur të mbledhë këtë kampionat vetëm 11 pikë, duke rrezikuar jo pak rënien nga kategoria, gjë që ka sjellë dhe zemërimin e tifozëve.
Mirëpo, mbrëmjen e sotme, ish-presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero pavarësisht ditëve të komplikuara , ka vendosur të rikthehet në stadium për të ndjekur live një ndeshje të “sampit”, me herën e fundit, që ishte mbrëmja e 17 tetorit, ku Sampdoria u mund në “shtëpi”, me rezultatin minimal 0 me 1 nga Roma, me ish-presidentin që u detyrua të largohej nga stadiumi i Xhenovas i shoqëruar pas një proteste të tifozëve. /i.m /abcnews.al