Mbretëria e Bashkuar do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes me 6 miliardë dollarë për tu “fortifikuar” kundër kërcënimeve në rritje nga Rusia dhe Kina, njoftoi lideri i vendit në prag të bisedimeve të shumëpritura me partnerët e AUKUS, Shtetet e Bashkuara dhe Australinë.
Në një deklaratë të lëshuar të dielën, kryeministri britanik Rishi Sunak u zotua të përdorë shpenzimet shtesë, për të rimbushur rezervat e municioneve, për të modernizuar programin e nëndetëseve bërthamore të Mbretërisë së Bashkuar dhe për të financuar “fazën tjetër” të AUKUS, një pakt sigurie i arritur midis tre kombeve në 2021.
Detajet e programit AUKUS do të zbulohen të hënën në San Diego gjatë një konference të përbashkët midis Sunak, Presidentit të SHBA-së Joe Biden dhe kryeministrit australian Anthony Albanese.
Rritja prej 6 miliardë dollarësh (5 miliardë £) është rezultat i “Integrated Revieë Refresh”, një përditësim i një raporti të botuar për herë të parë në vitin 2021 në lidhje me shpenzimet e jashtme, të mbrojtjes dhe sigurisë së Mbretërisë së Bashkuar, i rishikuar për të marrë parasysh kërcënimet e reja.
/abcnews.al