Kërcënime për bombë raportohen nga shkolla “Kralj Milutin” në Graçanicë. Mediumi serb “RTV Kim”, shkruan se mesazhin kërcënues e ka parë rreth orës shtatë të mëngjesit drejtori i shkollës, Vladimir Milkiq.
Ai ka shtuar se rastin e kanë denoncuar në polici teksa mësimet për nxënësit e shkollës fillore “Kralj Milutin” do të organizohen sot online.
Në shkollë kanë mbërritur pjesëtarë të Policisë së Kosovës nga Graçanica, ndërsa priten edhe njësitë speciale nga Prishtina.
Në këtë objekt shkollor, përveç nxënësve të shkollave fillore, mësimin e ndjekin edhe nxënës të Shkollës së Trafikut dhe Parashkollor.
Raportohet se mesazhet kanë mbërritur edhe në shkollat e Lapllasellës dhe Çagllavicës. /Express