Rusia ka paralajmëruar se Evropa do të “zhduket” nga një apokalips bërthamor. Ky është kërcënimi më i fundit i Kremlinit, për të hequr dorë nga furnizimi me armë për Ukrainën.
Viacheslav Volodin, kreu i Dumës, reagoi pasi ish-ministri i Jashtëm i Polonisë Radoslaw Sikorski tha se aleatët perëndimorë mund të dërgojnë më shumë armatime në Kiev, përcjell abcnews.al.
Sikorski pretendoi se Vladimir Putin kishte shkelur Memorandumin e Budapestit mbi Garancitë e Sigurisë të vitit 1994, i cili justifikon dërgimin perëndimor të armëve bërthamore. Ai i tha kanalit ukrainas Espreso TV se furnizimet do t’i jepnin Ukrainës mundësinë për të mbrojtur pavarësinë e saj.
Ukraina ra dakord të heqë dorë nga të gjitha armët e saj bërthamore të mbetura nga rënia e Bashkimit Sovjetik dhe iu bashkua Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore.
Ndërsa Volodin kritikoi qëndrimet e tij. “Me deputetë të tillë, evropianët do të kenë probleme shumë më serioze se ato me të cilat janë përballur tashmë sot refugjatët, inflacioni rekord, kriza energjetike”, tha ai, raporton The Sun.
“Sikorski po provokon një konflikt bërthamor në qendër të Evropës. Ai nuk mendon as për të ardhmen e Ukrainës, as për të ardhmen e Polonisë.
“Në rast se sugjerimet e tij do të përmbushen, këto vende do të pushojnë së ekzistuari, ashtu si edhe Evropa. Sikorski dhe të ngjashëm janë arsyeja pse Ukraina jo vetëm që duhet të çlirohet nga ideologjia naziste, por edhe të çmilitarizohet, duke siguruar statusin e vendit pa armë bërthamore”, ka thënë Volodin. /abcnews.al