Kërcasin gjobat te Luftëtari, Novi: Shthurja ka një arsye, Açka është “zhdukur”

schedule14:12 - 19 Qershor, 2020

schedule 14:12 - 19 Qershor, 2020

Humbja 8-1 me Partizanin nuk harrohet lehtë në Gjirokastër. Ajo disfatë i është kujtuar trajnerit Neritan Novi, i cili sot doli para medieve dhe foli për atë ndeshje.  “Mbaj përgjegjësi edhe unë për situatën e Luftëtarit. Na bie të gjithë përgjegjësia,por dua t’u them diçka. Nga Luftëtari kanë ikur 10 lojtarë.

Jam i detyruar të bëj shumë zëvendësime dhe këto ndërrime të sjellin shthurje në lojën tonë. Gjithsesi kemi nxjerrë edhe lojëra të bukura. Janë lojtarë të ardhur nga moshat, pa përvojë, por premtojnë për të ardhmen”, thotë fillimisht Novi.

Më tej ai shton: “Kam vite këtu, nuk kam ardhur sot, kam djersitur shumë për Luftëtarin. Nuk ma do mendja se kjo është ndeshje më e dobët dhe që mbetet në histori te Luftëtari. Megjithatë nuk dua të justifikohem. Ka pasur edhe ndeshje të tjerë më të dobëta”.

Nesër Luftëtari përballet me Teutën, skuadre që i ka marrë pikë në dy ndeshje të mëparshme. Gjithsesi Novi do vetëm diçka: “Në ndeshjen me Teutën jo se do bëjmë gjëra të mëdha, thjesht të luajmë futboll. Pres nga çunat që të paraqiten denjësisht”.

 

Acka në duel me Aleksin

Në kampin gjirokastrit ka një çështje me Donald Açkën, ndërkohë që nuk kanë munguar edhe gjobat për futbollistët, pa humbjeve të pësuara në javët e fundit.  “Açka, me aq sa di unë është lojtari më i paguar i ekipit dhe ia kanë plotësuar të gjitha kushtet që ka kërkuar. Ka tre ditë, ose katër, që nuk ka ardhur në stërvitje. Këtë unë nuk di ta shpjegoj.

Normale ka pasur edhe gjoba, nga unë i pari e deri te lojtari i fundit, për rezultatet e dobëta të dy ndeshjeve të fundit”, tha Novi, të cili i kujtohet edhe diçka tjetër, që lidhet me mërzitjen e lojtarëve në momentet e zëvendësime. “Pse nervozohen? Ngaqë janë lojtarë të mëdhenj dhe nuk duan të ndërrohen”, mbyll me ironi trajner i Luftëtarit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!