Këputi ligamentin, del me sukses operacioni i mesfushorit të Kastriotit

schedule19:12 - 6 Shtator, 2020

schedule 19:12 - 6 Shtator, 2020

Një dëmtim në stërvitje qëlloi fatal për Abaz Karakaçin. 28-vjeçari i Kastriotit ka këputur ligamentet e gjurit dhe sot i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. Operacioni i shkodranit ka dalë me sukses, teksa mesfushori do të qëndrojë rreth gjashtë muaj larg fushave të blerta.

Mesfushori Abaz Karakaçi ka kryer me sukses ndërhyrjen në gjurin e këmbës. 28 vjeçari këputi ligamentet e gjurit të djathtë në njërën nga seancat stërvitore të pak ditëve më parë.

https://www.instagram.com/p/CEzVCZ7g09_/?utm_source=ig_web_copy_link

Karakaçi i është nënshtruar operacionit sot dhe gjithçka ka shkuar mirë. Sipas parashikimeve të stafit mjekësor, Karakaçi do të jetë jashtë fushës për një periudhë afro 6 mujore.

Stafi teknik i KS Kastriotit dhe shokët e skuadrës, i urojnë shërim sa më të shpejtë mesfushorit Abaz Karakaçi“, lexohet në komunikatën e klubit krutan, që po përgatitet për garimin në Superiore. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!