Dy persona u shpëtuan nga roja bregdetare dhe policia kufitare në Vlorë, pasi mjeti me të cilin po lundronin pësoi defekt duke mbetur në det. Ngjarja ndodhi natën pranë ishullit të Sazanit. Gomonia me emrin STUHIA 1375 , me 2 persona pësoi defekt në një motor dhe është këputur timoni. Dy personat në bord të kërkuan ndihmë dhe menjëherë pranë tyre shkoi roja bregdetare dhe policia kufitare te cilët i shpëtuan. Dy burrat janë jashtë rrezikut për jetën por policia po heton për qëllimin e lundrimit të tyre pranë ishullit të Sazanit. Dyshohet se mjeti lundrues do të përdorej për drogë.
Këputet timoni i gomones, shpëtohen dy persona në Vlorë
schedule08:15 - 23 Korrik, 2019
schedule 08:15 - 23 Korrik, 2019