“Këpucët e kuqe” për gratë e vrara nga dhuna në familje, Iliriana Basha flet për instalacionin në Sheshin “Skënderbej”

schedule09:40 - 8 Mars, 2022

schedule 09:40 - 8 Mars, 2022

Festivali “FemFest” ka shënuar edicionin e parë në Tiranë. Iliriana Basha, drejtore ekzekutive ka bërë të ditur se ka për qëllim sensibilizimin e shoqërisë për ta ndryshuar realitetin në të cilin po jetojmë, duke synuar që gratë dhe vajzat të gëzojnë të drejtat e barabarta në çdo sferë të jetës.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me “ABC e Mëngjesit”, ajo shfaqet në Sheshin “Skënderbej”, ku është vendosur instalacioni “Këpucët e kuqe” për gratë dhe vajzat të vrara nga dhuna në familje.

Sakaq, Basha ka dhënë edhe një mesazh, për të kontribuar të gjithë.

“Ideja e këtij instalacioni është që për çdo grua të vrarë në Shqipëri nga dhuna në familje. Ne sot respektojmë të gjitha gratë e vrara në familje. Pse e kemi bërë në shesh? Sepse mbas kësaj do bëjmë edhe një marshim te kryeministria.

Njerëzit mund të vendosin lule, poezi çfarë të duan.

Mesazhi im është ai që më pëlqen shumë nga Nënë Tereza: ‘Ne të gjithë nuk mund të bëjmë gjëra të mëdha, mund të bëjmë gjëra të vogla me shumë dashuri’. Ne duam që përmes artit të trajtojmë problematikat që na shqetësojnë si gra sepse sensibilizohen më shumë si burrat dhe gratë bashkë”, u shpreh ajo./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!