“Këpucët e kuqe” ishte aktiviteti sensibilizues nga regjisorja Driada Dervishi realizuar në qytetin e Durrësit. Driada së bashku me Alesia Xhemalaj ishin në “Abc e Pasdites” me Ermal Peçi ku biseduan pikërisht për sensibizimin që duhet bërë për çdo 8 Mars dhe instalacionin e këpucëve.
Driada tha se u mblodhen plot 250 këpucë nga qytetarët e Durrësit, prej të cilave iu dhuruan nga një palë aktorëve që morën pjesë në këtë nismë. “Na duheshin për këtë nismë shumë këpucë dhe të lyheshin brenda një kohe të shkurtër. Janë mbledhur mbi 250 palë këpucë”, tha Driada.
“Secila nga ne që morëm pjesë në shfaqje, bashkë me Driadën vendosëm të merrnin nga një palë këpucë ti kishim personale apo qoftë edhe për ti përdorur në një shfaqje”, shtoi Alesia.
8 personazhet e nismës, ndanë 8 histori prekëse të grave viktima të dhunës. Alesia tha se ishte interpretimi më emocionues i saj, pasi ishte përzgjedhur për historinë e vajzës që vjet iu vra nëna e saj, histori që tronditi Shqipërinë. /abcnews.al