Kenianët fitojnë maratonën/ Mbahen në Vlorë tri gara të thellësisë në atletikë

schedule15:23 - 21 Prill, 2024

schedule 15:23 - 21 Prill, 2024

Moti pengoi mjaft, por pjesëmarrja ishte e madhe.

Rreth 1200 atletë vrapuan në gjysmë maratonën e zhvilluar në Vlorë, si dhe në disa gara të tjera të thellësisë.

Flitet për gjysmëmaratonën prej 21 km, dhe për itineraret prej 5 e 10 kilometrash, por po ashtu për vrapimin për kënaqësi nga nxënësit e shkollave.

Aktivitet këtë prill është gjithashtu në kuadër të përzgjedhjes së Vlorës si një nga qytetet europianë të vitit.

Përveç atletëve shqiptarë, pjesëmarrës edhe të huaj nga Kenia, Hungaria e vende të tjera të Europës e të botës.

Vrapimi u zhvillua në kushte të vështira atmosferike, nën reshje të dendura shiu dhe fitues në gjysmëmaratonë ishin dy atletë nga Kenia.

Keneri Roni doli i pari dhe fitoi shpërblimin 2 000 euro, dhe Ilaret Tumaje i dyti duke marrë 1 000 euro.

Kampioni foli shkurt.

“Fitorja është e mirë, por shiu na pengoi. Gjithsesi, ishte gjë e bukur”.

Edhe nënkampioni u ankua për kushtet e motit.

“Itinerari dhe gara ishin shumë të bukura, por moti ishte shumë i keq. Me shumë shi. Pati shumë ujë në rrugë, nuk ishte e lehtë që të vrapoje”.

Zv. ministrja e turizmit, Vilma Bello nënvizoi imazhin ndërkombëtar që I jep Vlorës ky aktivitet.

“Ishte një surprizë. Koha nuk e favorizoi. Aktivitet shumë I mirë, pjesëmarrje e madhe, të huaj dhe shqiptarë, si dhe mjaft nga Vlora”.

Gjysmë maratona pritet të jete një tradite e pervitshme per Vloren./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!