Kenia njeh pasaportat e Kosovës

schedule18:56 - 23 Mars, 2023

schedule 18:56 - 23 Mars, 2023

Republika e Kenias ka vendosur t’i njohë pasaportat e Republikës së Kosovës.

Në letrën që presidenti kenian, William Samoei Ruto, i ka dërguar ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacollit, thuhet se ky vendim u mor pas disa shqyrtimeve në mënyrë të kujdesshme.

Ruto është shprehur se në të ardhmen, Kenia dhe Kosova do të intensifikojnë marrëdhëniet dypalëshe.

Ndër të tjera, presidenti i Kenias ka nënvizuar se pret që të ketë një bashkëpunim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!