Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës do të jetë në kushte të qendrueshme atmosferike, duke bërë që deri në mesdite të kemi alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Por pasditja dhe në vijim pritet që vranesira të shtohen kryesisht në zonat malore.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat minimale dhe maksimale nga -5°C në 14°C.
Era do fryjë e lehte në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzimi 3 ballë. /abcnews.al

