Keni plane? Pas stuhisë dhe dëborës moti vjen me surpriza në fundjavë

schedule07:03 - 16 Tetor, 2021

schedule 07:03 - 16 Tetor, 2021

Pas reshjeve të djeshme të shiut dhe dëborës fundjava sjell temperatura të qëndrueshme. Sipas MeteoAlb ditën e sotme mbi vendin tonë do të mbizotërojë një mot me kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash. Reshje shiu nuk parashikohet që të ketë. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë.

Shqipëria
Moti – E shtunë, 16 Tetor 2021
—————————————————————-

Sipas MeteoAlb: Zhvillimi i një qendre të presionit të lartë atmosferik mbi detin Adriatik do të sjellë në vendin tonë mot të qëndrueshëm. Ultësira perëndimore do të karakterizohet nga kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash. Ndërsa, ne zona malore dhe kryesisht Juglindje, pritet që vranësirat te jenë më të dukshme se pjesa tjetër e territorit shqiptar, por nuk parashikohet te kete reshje. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 21°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h kryesisht nga drejtimi Verior duke sjell në det dallgëzim 3 – 4 ballë.

Kosova
Moti – E shtunë, 16 Tetor 2021

—————————————————————
Vlerat e larta barike do të sjellin në Kosovë kryesisht mot të kthjellët dhe kalime të pakta vranësirash. Parashikohet që vranësirat të jenë më të dukshme në orët e pasdites në territorin e Kosovës, ku më të fokusuara do të jenë në zonat Veriore dhe Veri-Lindore. Maqedonia e Veriut

 

Maqedonia e Veriut
Moti – E shtunë, 16 Tetor 2021
—————————————————————
Republika e MV në pjesën e parë të ditës do të jetë me kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta. Por në pjesën e dytë të ditës parashikohet largim i vranësirave të shumta, duke u lënë vendin kthjellimeve dhe vranësirave të lehta më të dukshme këto në zonat Jugperëndimore.

Rajoni dhe Europa
Moti – E shtunë, 16 Tetor 2021

—————————————————————
Rajoni i Mesdheut dhe Europa Qëndrore do të jene me kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash. Po ashtu, Veriu i kontinentit paraqitet me mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare. Ndërsa Brigjet e Egjeut dhe Europa Lindore dominohen nga vranësira te shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje te dendura shiu.

/ Abcnews.al