Keni plane në fundjavë? Zbuloni çfarë rezervon moti

schedule14:56 - 18 Qershor, 2021

schedule 14:56 - 18 Qershor, 2021

Meterologu Hakil Osmani, bën me dije se vendi ynë gjatë kësaj fundjave do të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.

Zonat bregdetare dhe Ultësira Perëndimore do të jenë në dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta, ndërsa në zonat malore vranësirat gjatë ditës së nesërme në orët e mesditës pritet të krijojnë mundësinë e reshjeve të pakta dhe të izoluara të shiut po në zonat veriore.

Ndërsa dita e dielë mbetet në mbizotërimin e kthjellimeve në pjesën më të madhe të territorit shqiptar.

Sa i përket vlerave termike pritet të ketë një rritje të ndjeshme të tyre duke bërë që maksimumet të shkojnë në Ultësirën Perëndimore të shkojnë deri në 35-gradë Celsius, ndërsa vlerat minimale në zonat malore pritet të regjistrohen deri në 12 gradë celsius.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut nesër pritet të kenë prezencë të vranësirave në orët e mesditës që do të krijojnë mundësi për reshjeve të pakta shiu që gjithashtu pritet të jenë edhe në formën  e rrebesheve , ndërsa mbrëmja sjell përmirësim të kushteve të motit që do të vijojë edhe gjatë ditës së dielë.

Sa i përket vlerave termike edhe në Kosovë edhe në Maqedoninë e Veriut maksimumet do të shkojnë deri në  30 gradë celsius ndërsa vlerat minimale gjatë kësaj fundjave do të luhaten nga 12 në 13 gradë celsius./abcnews.al/