“Keni një orë kohë”, si u sulmua me raketë godina e “Al Jazeera” dhe “Asociated Press” në Gaza

schedule18:33 - 15 Maj, 2021

schedule 18:33 - 15 Maj, 2021

Ndërtesa 13 katëshe ku ishte vendosur rrjeti “Al Jazeera” dhe “Asociated Press” në Gaza u shkatërrua si pasojë e një sulmi me raketë nga Izraeli.

Associated Press shprehu tronditjen dhe tmerrin nga bombardimet izraelite, të cilat shkatërruan godinën.

“Ne jemi të tronditur dhe të tmerruar që ushtria izraelite shënjestroi dhe shkatërroi ndërtesën që strehonte AP dhe media të tjera në Gaza,” tha Gary Pruitt.

“Ata e kanë ditur vendndodhjen e zyrës sonë për një kohë të gjatë dhe ata e dinë se gazetarët ishin atje. Ata na paralajmëruan se ndërtesa do të shembej” shtoi ai.

“Është një zhvillim tepër shqetësues. Ne shmangëm humbjet njerëzore. Dhjetëra gazetarë dhe bashkëpunëtorë të pavarur të AP ishin në ndërtesë dhe për fat të mirë, ne ishim në gjendje ta evakuonim atë në kohë” tha ai.

“Ne kemi kërkuar informacion nga qeveria Izraelite dhe jemi në kontakt me Departamentin e Shtetit të SHBA për të kërkuar informacion të mëtejshëm” tha Gary Pruitt. “Njerëzit do të jenë më pak të informuar për atë që po ndodh në Gaza për shkak të asaj që ndodhi” shtoi ai.

Jawad Mehdi, pronar i godinës, tha se një oficer izraelit e kishte paralajmëruar atë para sulmit ajror se kishte një orë për të evakuuar ndërtesën. Ai kërkoi edhe 10 minuta shtesë në mënyrë që gazetarët të lëviznin pajisjet e tyre jashtë ndërtesës, por kërkesa e tij u refuzua./ Abcnews.al