Keni dhimbje fyti? Kjo është lëvizja e parë që duhet të bëni

schedule15:33 - 20 Shkurt, 2023

schedule 15:33 - 20 Shkurt, 2023

Këtë vit, më shumë se kurrë, mbrojtja nga ftohja është një çështje madhore që ka prekur gjithë jetën tonë.

Sado të kujdesshëm të jemi, shqetësimet në trupin tonë fillojnë të trokasin në derë njëra pas tjetrës, në radhë të parë dhimbja e fytit.

Karamelet dhe kokrrat speciale janë një nga produktet medicinale më të njohura për shkak të lehtësisë së konsumimit të tyre. Më pas, pasojnë çaji dhe supat e nxehta, dhe kështu fillon përpjekja për të mos përhapur ndjesinë e padëshiruar në të gjithë trupin tonë.

Një antidot që qetëson menjëherë shqetësimet që na shkakton fyti kur flasim, gëlltisim ose gjatë gjithë ditës, është spraji i propolisit. Paketimi i lehtë për t’u përdorur do ta bëjë jetën tuaj edhe më të lehtë pa pasur nevojë për ndonjë proces që kërkon kohë.

Propolisi në formë të lëngshme do të trajtojë zonën e dhimbshme si një balsam dhe do të veprojë si një mburojë për të shmangur inflamacionin ose infeksionin dhe dhimbjen shtesë.

Thesari i fshehur do t’ju shoqërojë kudo, pasi futet lehtë edhe në çantën tuaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!